Radio Kosova 1 i përket transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Me 24 orë program informativ, edukativ, kulturor dhe argëtues, Radio Kosova 1 është adresë unike mediale në Republikën e Kosovës. Radio Kosova 1 ofron informacion të shpejtë, të saktë dhe të balancuar; materiale ekskluzive, emisione debati dhe analiza. Radio Kosova 1 u dedikohet të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore. Ofron informacione nga sporti vendës e ndërkombëtar, program të pasur edukativ për fëmijë dhe të rinj.